Humbëm me Zvicrën, me Francën, por ka ende mundësi të arta për kombëtaren kuqezi në Euro 2016 të futbollit.
Një llogaritje fantastike ka bërë Neë York Times duke nxjerrë rezultate matematikore sesi Shqipëria mund të avancojë në Europian 2016. Sipas skemave, Shqipëria ende ka mundësi të arta.

Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta në Grupin A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Shansi i vetëm për kualifikim është të përfundojë mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.

Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme. Por Shqipëria mbase do të jetë ekipi i vetëm me 3 pikë, kështu që ajo duhet të bëjë diferencën me gola. Çka do të thotë: Shqipëria duhet të fitojë dhe të fitojë me sa më shumë gola të mundet.

Nëse humbet apo barazon, skualifikohet.
Neë Jork Times përllogarit se nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47 % të shanseve për t’u kualifikuar mes 4 ekive me të mira të vendeve të treta.

Në dy ndeshjet e zhvilluara Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 3 të tillë, 1 në ndeshjen me Zvicrën dhe 2 në ndeshjen me Francën.
Ndërsa Rumania ka humbur me Francën 1 – 0 dhe ka barazuar 1 – 1 me Zvicrën.

Përllogaritjet mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm, në tabelën interaktive të New York Times.
Linku ne New York Times

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: