Ali Soue është mungesa e madhe e Skënderbeut që pritet të vërë në lëvizje klubin korçar. Duke qenë se është sulmuesi kryesor i ekipit dhe një pikë referimi në repartin e Skënderbeut, klubi ka ndërmend që të bëjë të pamundurën për ta kthyer shumë shpejt.

Mësohet se Ali Soue ka pësuar një tërheqje të gradës së parë të muskulit në kofshën e djathtë dhe nëse qëndron në Shqipëri, do të duhen ditë për të qenë gati. Duke parë që rikuperimi mund të dojë kohë, drejtuesit kanë vendosur ta nisin në Serbi tek e famshmja Marjana.
Nuk dihet ende se kur do të bëhet udhëtimi i Ali Soues, por që së pari, drejtuesit janë duke kontaktuar Marjanën nëse ajo ndodhet apo jo në Serbi. Nëse përgjigja do të jetë pozitive, Soue është gati të udhëtojë që sot drejt Serbisë.

Skënderbeu ka një përvojë më shumë se të madhe me serben e famshme Marjana, e cila ka rikuperuar më parë në kohë rekord edhe emra të tillë si, Latifi, Osmani, Salihi apo edhe Mici e ndonjë tjetër. Synimi i korçarëve është që sulmuesi të jetë gati për sfidën ndaj Laçit./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: