Skënderbeu ia ka arritur të dalë me pikë të plota në takimin e vështirë të javës së 22-të të Kategorisë Superiore kundër Luftëtarit. Korçarët mundën thellë gjirokastritët 3-0 duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të tyre për pjesëmarrje ne Kupat e Europës.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga Muzaka në minutën e 25-së, Latifi në të 36-ën dhe Radas në të 75-ën. Me këtë fitore, ekipi kampion në fuqi vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 44-ër pikë, 1 më pak se Kukësi i vendit të parë i cili luan nesër kundër Laçit.

Ndërsa Luftëtari gjendet në vendin e katërt, 1 pikë larg Partizanit të vendit të tretë që luan nesër derbin kundër Tiranës dhe që është njëkohësisht vendi i fundit që të çon në Kupat e Europës.
cmajcanin (1)
Teuta ka mposhtur në minutat e fundit Flamurtarin në Vlorë 0-1 duke i shkaktuar një humbje që do t’i hapë mjaft probleme pasi marrin një goditje të rëndë në luftën për mbijetese.

Flamurtari i cili në këtë ndeshje drejtohej nga trajneri i sapo emëruar Shëpim Duro, zbret në vendin e 8-të në kuotën e 20 pikëve, po aq sa Laçi i cili luan nesër dhe në rast fitoreje apo barazimi do të bënte që vlonjatët të pozicionoheshin në të 9-in duke vendosur seriozisht në pikëpyetje mbijetesën.

Ndërsa Teuta me golin e shënuar në minutën e 93-të ngjitet në vendin e 7-të me 23 pikë, duke u larguar përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb