Shqiptarët nuk presin që viti 2016 t’u sjellë punësim, reformën në drejtësi apo rritje të ardhurash, përpara pritshmërisë për qeveri teknike. Kështu rezulton të paktën sondazhi online në BalkanWeb, ku 39 përqind e 1 603 votave që ka mbledhur votimi kanë shkuar në opsionin e krijimit të një qeverie teknike.

Ky ishte një propozim i opozitës pasi sipas tyre, qeveria aktuale nuk funksionon sic duhet. E dyta e votuar me 16 përqind të votave është shtimi i të ardhurave. Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian, negociatave që duhet të hapen që t’i paraprihet këtij hapi, lexuesit e BalkanWeb janë treguar indiferentë, duke marrë vetëm 100 vota nga 1600 që ka rrëmbyer tema.

Të papërfillshme kanë qenë dhe temat si, punësimi dhe rritja ekonomike e vendit.

Sondazhi
Cfarë prisni nga Viti 2016?
. Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme (39%, 629 Vota)
. Rritje të ardhurash (16%, 257 Vota)
. Miratimin e reformës në drejtësi (15%, 242 Vota)
. Punësim (13%, 210 Vota)
. Rritje ekonomike të vendit (10%, 165 Vota)
. Hapjen e negociatave për anëtarësim (6%, 100 Vota)
Vota Total: 1 603

Po sot BalkanWeb ka çelur sondazhin me temën mbi Reformën në Drejtësi ku pyetja që shtohet është, nëse kjo reformë duhet të bëhet nga politika apo ekspertët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: