Skandali i ish-kreut të Bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelili ingranoi jo pak opinionin publik. Një pjesë e madhe e opinionit publik u indinjua ndaj 56-vjeçarit, që premtoi punë në këmbim të favoreve seksuale. Një pjesë tjetër u vu përballë vajzës 20-vjeçare që filmoi kryebashkiakun dhe solli video-skandalin.

Më pas reagimi tjetër erdhi për bashkëshorten e tij, Tefta Xhelili, e cila zgjodhi të mbështeste burrin e saj dhe ta deklaronte publikisht këtë mbështetje. Madje zonja Xhelili zgjodhi fjalët më të mira për të përshkruar bashkëshortin e saj si “bërthama e familjes”, “burrë i mrekullueshëm” apo “i jashtëzakonshëm”.
“Ngrije koken lart”, ishte keshilla qe i dhashe tim shoqi, tha Tefta.

Por pati një pjesë të madhe të opinionit që u deklarua kundër daljes së saj publike. Këtë opinion e kanë shprehur edhe lexuesit e Balkanweb përmes sondazhit të vënë në dispozicion 4 ditë më parë.

61% e lexuesve kanë votuar pro qëndrimit që zonja Xhelili nuk duhet të kishte dalë fare në publik dhe vetëm 9% mendojnë se ajo bëri gjënë e duhur.

SONDAZHI

Tefta, bashkëshortja e Shukri Xhelilit doli në mbështetje të bashkëshortit. Mendoni se:

. Duhet të mos dilte fare në publik (61%, 775 Vota)
. Duhet të mos e mbështeste, por ta dënonte aktin e bashkëshortit (21%, 269 Vota)
. Duhet ta mbështeste, por më parë të kërkonte falje (9%, 115 Vota)
. Bëri gjënë e duhur (9%, 112 Vota)
Vota Total: 1 271

Lidhur me çështjen e video-skandalit BW realizoi edhe një sondazh të mëparshëm ku pyeste lexuesit se mbi kë rëndonte faji dhe pjesa më e madhe e tyre, rreth 45% fajësonin ish-kryebashkiakun Xhelili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: