Nesër do të zbresë për herë të parë në fushë në këtë Botëror përfaqësuesja e Islandës e cila do të debutojë nda Argjentinës së Messit me shokë. E cilësuar si një skuadër mjaft simpatike por që fati i vuri përballë një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit të botës.
Argjentina do të luajë në ditën e nesërme ndaj Islandës, duke nisur kështu rrugëtimi për Botërorin në Rusi.
Kjo ndeshje pritet me mjaft interes për të parë edhe mënyrën e lojës së Argjentinës nën drejtimin e Sampaolit i cili që kur ka marrë drejtimin e skuadrës është përpjekur të fusë një mënyrë loje që ti përshtatet Messit njësoj si tek Barça.
Kombëtarja e cila drejtohet nga ana e Sampolit shihet si një nga favoritet kryesore për të fituar turneun, pasi grupi i lojtarëve që e përbën atë është vërtet i frikshëm, sidomos në aspektin sulmues. Për të gjitha Kombëtaret e tjera që marrin pjesë në Botëror sulmi Dibala-Higuain do të kishte qenë një luks, por jo për Argjentinën.

Sampaoli do të luajë nga minuta e parë me Mesin dhe Agueron, ndërsa në konferencën përpara ndeshjes është shprehur se po shikon mundësinë për të luajtur më vonë me Dibalën dhe Mesin në fushën e lojës.

“Dibala dhe Mesi në fushë? Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe Dibala po rritet shumë së fundmi nga kjo pikëpamje. Ne do të presim momentin e duhur që t’i bëjmë ata të luajnë në një ndeshje së bashku”, ka thënë Sampoli.
Kjo është mundësia e fundit për Messin për të fituar Botërorin pasi ky do të jetë Botërori i fundit për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb