Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka mohuar se vendimi i qeverisë së tij për të rivendosur kontrollin mbi Katalonjë nuk përbën një “grusht shteti”.

Kryetarja e parlamentit katalanas, Carme Forcadell, i quajti masat e njoftuara nga Madridi, të shtunën,  një “grusht de facto shteti “.

“Nëse dikush ka tentuar një grusht shteti, është pikërisht qeveria katalanase”, tha Dastis për  BBC.

Madridi veproi pasi udhëheqësit rajonalë refuzuan të ndalnin përpjekjen e tyre për pavarësinë nga Spanja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: