‘Thjesht po kryqëzoja gishtat’ Është e kotë të kërkoni polemika ku nuk ka. Po përpiqemi të luajmë për të fituar Europian të gjithë së bashku’.

Kështu Gerard Pique, mbrojtësi i Spanjës dhe i Barcelonës, përpiqet të largojë polemikat, pas momentit kur telekamerat e kanë fiksuar me gishtin e mesit, teksa këndohej himni kombëtar i Spanjës, përpara ndeshjes me Kroazinë.

Pique, 29 vjeç, i fejuari i këngëtares Shakira, është katalanas dhe janë të njohura qëndrimet e tij separatiste.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: