Xhani De Biazi i ka befasuar të gjithë me 11-shen që do hedhë në fushë kundër Italisë. Në formacionin e publikuar pak minuta më parë vihen re ndryshime të mëdha nga çka ishte mësuar më parë. Ajo që habit më shumë është mungesa e Armando Sadikut, sulmuesi i Luganos që shkroi historinë me kombëtaren dhe së fundmi po kalon një moment të mirë në Zvicër.

Elbasanasin e zëvendëson Cikalleshi, një sulmes tepër i fortë, por para zbardhjes së formacionit nuk pritej të ishte ai që do e niste takimin nga fallimi. Gjithsesi është i përzgjedhuri i De Biazit me detyrën për t’i shënuar Buffon.

Një dilemë e madhe ishte edhe porta, por që deri diku Strakosha pritej të startonte. Në stol Llullaku dhe në vend të tij Andi Lila. Duket se më këtë rreshtim i kthehemi ndeshjeve të zhvilluara në Europian, ku sulmi mbetet në aspektin e dytë.

Formacioni: 5-4-1: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Kukeli, Veseli, Agolli; Basha, Memushaj, Lila, Roshi; Cikalleshi.
Trajner: Xhani De Biazi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb