Policia gjermane ka arritur të parandalojë një atentat në mes të maratonës së Berlinit. Në një njoftim në “Twitter”, policia gjermane bëri të ditur se kishte ndaluar 6 persona të cilët kishin planifikuar një sulm.

Sipas faqes online të përditshmes Die Welt, personat e përfshirë mund të jenë të lidhur me Anis Amri, autor i masakrës në tregun e Krishtlindjeve, të ndodhur në dhjetor të vitit 2016 në Berlin.
Shtëpia e një prej të dyshuarve është kontrolluar mëngjesin e sotëm nga qen antikrimi të stërvitur për të zbuluar eksplozivët.

“Do të bëjmë verifikime të tjera, por kishte pak kohë në dispozicion”, tha një autoritet i policisë për Die Welt.

Sulmi do të kryhej me dy thika shumë të mprehta në posedim të atentatorit të dyshuar, raporton uebfaqja e gazetës gjermane. Një nga të arrestuarit vëzhgohej prej një kohe të gjatë, shkruan Bild.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb