ITALI- Policia italiane ka arrestuar 16 shqiptarë në kuadër të një operacioni antidroge. Mediat italiane raportojnë se në sajë të operacionit ‘Shqiponja e zezë’, në total janë sekuestruar 440 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë në kohë të ndryshme.

Hetimi, i udhëhequr nga prokurori i Komos, Nicola Piacente, dhe zëvendësprokurori Antonio Nalesso, bëri të mundur sekuestrimin edhe të 200 kg substancë heroine që përdorej për përzierje. ‘Il giorno’ shkruan se grupi kriminal e kishte shtrirë aktivitetin e tij në krahinat e Komos, Milano, Genoa dhe Lucca.

Gjatë hetimit, u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarët kanë importuar drogë nga Shqipëria me qëllim që ta shisnin atë në Itali dhe Zvicër, duke përdorur një rrjet të fshehtë komunikimi. Deri më tani nuk dihen emrat e personave të arrestuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për dokumentin e plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb