TIRANË- Të ulur mbi kolltuqe komode, Rama këmbë përmbi këmbë, ndërsa Basha drejt dhe i palëvizur. Kështu u shfaqën në fillim të takimit, kryeministri dhe kryedemokrati në një nga dhomat e pritjes në Presidencë në prani të kreut të Shtetit, Bujar Nishani i cili kishte marrë rolin e negociatorit të krizës politike për herë të dytë, raporton BalkanWeb.

Në fillim të takimit kryeministri dukej pak më nervoz, siç mëson BalkanWeb dhe qëndronte në krah të Presidentit, kurse Basha qëndronte më larg tyre por e kishte Presidentin përballë, siç mund të shihni edhe nga pamjet e para të marra në zyrën e Nishanit.

Takimi ka qenë vetëm mes të treve dhe ashtu siç u tha edhe më herët, as Rama dhe as Basha nuk kanë shkuar me shoqërues, ndryshe nga takimi i parë kur kishin në krah krerët respektivë të grupeve parlamentare. Ndërsa Rama e Basha nuk kanë shkëmbyer ndonjë batutë ka qënë Presidneti Nishani ai që tregoi historinë e një biznesmeni si për të thyer pak heshtjen dhe tensionin në zyrë.

Takimi i dytë me ftesë të Presidentit Nishani, filloi në orën 19:10 dhe përfundoi pa asnjë rezultat në orën 20:56.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb