Nga: ERJOLA JATA*TIRANE-Trans Adriatik Pipeline ka përzgjedhur dy kompani të formuar nga Gener 2 SHPK në pronësi të vëllezërve Ulajt dhe Sicilsaldo SPA për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të aksesueshme dhe urave në Shqipëri. Vendimi konkludon procesin e para kualifikimit të nisur në Prill 2014 dhe të pasura nga një përpjekje vlerësimi nga kompanitë e përzgjedhura të cilat përmbushin kriteret e parakualifikimit.

Ndërtimi i rrugëve dhe urave për aksesim është një hap jetik në përgatitjet e TAP për ndërtimin e tubacionit për të nisur në vitin 2016. Në këtë proces përfshihet ndërtimi dhe rehabilitimi e më shume se 100 kilometra rrugë përgjatë rrugës së tubacionit në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodës dhe Kakrukes si dhe në zonat përreth Potomit, rajonit të Beratit, Semanit dhe Topojës në rajonin e Fierit. Ndërtimi i dy urave dhe rehabilitimi i thuajse 50 urave ekzistuese në rajonin e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet do të nisin në tremujorin e dytë të 2015.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: