SHBA– Dy persona janë plagosur me armë zjarri dje në mbrëmje në një kampus universitar të Luizianës, në jug të SHBA-së, njoftuan drejtuesit e këtij institucioni.

“Policia e universitetit konfirmoi se një incident që implikon shumë individë ndodhi në pjesën veriore të kampusit”, njoftoi sot në Twitter Universiteti Juglindor i Luizianës, që ndodhet në Hamond, rreth 70 kilometra në veri të Nju Orleansit.

“U dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Dy individë u plagosën por nuk janë në rrezik për jetën”, shtoi kryesia e këtij institucioni, duke theksuar se kampusi nuk është më i kërcënuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mes të një debati të ashpër që po zhvillohet në SHBA për mbajtjen e armëve të zjarrit pas të shtënave që shkaktuan vdekjen e 17 personave në një lice në Florida.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb