TIRANE- “Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt”.

Kështu u shpreh në një intervistë për emisionin “Opinion” bashkëshortja e kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, i cili u arrestua pas një videoskandali seksual që u publikua në media.

Tefta shprehet se Shukri Xhelili nuk e meritonte të goditej në atë mënyrë. Sa për videon, bashkëshortja e Xhelilit thotë se ajo është përdorur politikisht.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb