Në ditët e sotme ka produkte të shumta dhe trajtime që lejojnë heqjen e qimeve në vetëm pak sekonda. Pavarësisht nga kjo, shumë nga këto zgjidhje përmbajnë kimikate që ashpërsojnë lëkurën ose lenë njolla të vështira për t’u eliminuar. Nga ana tjetër, ka teknika për heqjen e qimeve me bazë dylli apo me lazer që përfaqësojnë metodat më profesionale për rezultate të shkëlqyera.

Por, para se të investoni në këto trajtime, provoni disa mjete në shtëpi që, pa dëmtuar lëkurën, zvogëlojnë sasinë e qimeve të padëshiruara në mënyrë të konsiderueshme. Nëse jeni të interesuar, mos humbisni këtë artikull!

Teknika orientale për heqjen e qimeve në fytyrë dhe trup
Depilatori i bërë nga shafrani i Indisë është një teknikë tradicionale orientale që shumë gra e përdorin për të hequr qimet e padëshiruara. Ajo konsiston në kombinimin e kësaj erëze popullore me përbërës të tjerë natyrorë dhe ka qëllim dobësimin e qimeve dhe zvogëlimin e pranisë së tyre në të gjithë trupin.

Si të përgatitni këtë ilaç natyror për heqjen e qimeve?
Teknika e heqjes së qimeve me bazë shafranin e Indisë është shumë e lehtë për të përgatitur në shtëpi dhe është shumë e lirë. Të gjithë përbërësit mund të gjenden farë lehtë dhe nuk përmbajnë kimikate të dëmshme që dëmtojnë lëkurën.

Përbërësit:
• 1 lugë gjelle shafran i Indisë (10 gr)
• 2 lugë miell çeçi (20 gr)
• ½ filxhan qumësht (125 ml)
• 1 lugë gjelle kos i thjeshtë (15 gram)

Përgatitja:
• Së pari, vendosni shafranin e Indisë, miellin dhe produktet e qumështit në një enë të pastër.
• I përzieni me një lugë druri derisa të keni një substancë të butë dhe homogjene.
• Pasi të jetë përzierë mirë të gjithë përbërësit dhe keni konsistencën e dëshiruar, ju mund të vazhdoni me aplikimin.

Si ta aplikoni
• Pastroni mirë zonat e trupit që ju dëshironi të trajtoni dhe pastaj aplikoni këtë krem në të njëjtin drejtim në të cilin rriten qimet.
• E lini të thahet për 20 ose 30 minuta.
• Pas kësaj, bëni masazhe të lehta rrethore për të rritur efektin e kremit.
• Së fundi, lagni një top pambuk me pak ujë të ngrohtë dhe fshij në lëkurë për të hequr produktin.
Rezultatet nuk janë të menjëhershme dhe do të duhet ta përsëritni procedurën rreth katër herë në javë për të dobësuar qimet mjaftueshëm. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: