Naby Keita, futbollisti i Leipzig që në qershor do t’i bashkohet Liverpool-it, së fundmi ka patur disa probleme me policinë gjermane. Shkak është bërë patenta e tij, me të cilin mesfushori ka lëvizur këto kohë.

Mesfushori i cili ka disa makina luksoze në pronësi si dy Mercedes, një Porshe dhe një Volksvagen Tiguan, aktualisht nuk lejohet të drejtojë makinën, pasi i përdorte ato me një patentë false në Gjermani. Mashtrimi u zbulua kur futbollisti deshi të rinovonte lejen e drejtimit gjermane, duke paraqitur patentën e tij nga vendlindja.

Por sipas policisë gjermane, dokumentet ishin “totalisht fals”. Për këtë arsye, Keita është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 250 mijë eurosh, gjobë e vendosur mbi përqindjen e të ardhurave të Keita, i cili përfiton 1,8 milionë euro rrogë në vit. Më pas, kjo shifër u ul në 165 mijë euro

Gjithsesi, policia i ka dhënë të drejtën futbollistit që të fillojë kursin e patentës, por duhet t’u nënshtrohet nga e para të gjitha orëve teorike dhe praktike. Deri atëherë, makinat e tij luksoze do të mbeten në garazh, ndërsa Keita do të detyrohet të udhëtojë me taksi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb