PAKISTAN- Gjashtë persona kanë humbur jetën pas një tërmeti që preku Pakistanin, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ky tërmet me intensitet 6.6 shkallë, që ka ndodhur mbrëmë, e ka goditur një territor afër kufirit të Pakistanit me Taxhikistanin.

Tërmeti është hetuar pothuajse në gjithë Azinë Jugore, përfshirë qytetet Kabul, Islamabad, Lahore, Nju-Delhi dhe Dushanbe. Banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: