Në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan Arena ditën e enjte në mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi Ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi. Mediat kosovare shkruajnë se Thaçi do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.

Në ndërkohë, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij. Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: