Pas Drejtorisë së Doganave, edhe një tjetër institucion thyen urdhrin e kryeministrit Rama për të shpallur pushim ditën e hënë.

Në një komunikim për News24, QEZHEF shprehet se kopshtet të hënën do të jenë të hapura për fëmijët.

Sipas QEZHEF dita e hënë nuk është një ditë pushimi por një ditë normale pune.

Konfuzioni vjen pas lajmërimit të kryeministrit Rama, për të shpallur ditën e hënë ditë pushimi pas miratimit të reformës në drejtësi, me konsensus në Parlament.

Kopshtet në qytetin e Tiranës do të jenë të hapura edhe gjatë verës. Ky lajmërim u bë nga kreu i bashkisë, Erion Veliaj. Sipas Veliaj, nuk do të ketë pushime për të gjithë stafin gjatë verës por ato do të bëhen me rotacion për të mbajtur kopshtet hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb