LEZHË- Detaje të tjera zbulohen nga ngjarja e rëndë sot në Lezhë, ku një banesë u tentua të grabitej nga tre persona të maskuar dhe me armë zjarri.

“BalkanWeb” mëson se grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit Arben Isaku dhe e kanë dhunuar në sy të fëmijëve. Pronari ka përfunduar në spitalin e Lezhës ku po merr mjekim.

Sipas dëshmive të para autorët ishin të maskuar dhe me armë zjarri, por ndërhyrja e banorëve të tjerë ka bërë që ata të largohen nga banesa. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke përdorur edhe një qen gjurmues.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: