KORÇË- Policia kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të sofistikuar të trafikut të drogës duke zbuluar një sasi të konsiderueshme droge në një automjet që udhëtonte drejt Greqisë. Sipas të dhënave zyrtare droga ishte fshehur në serbatorin e automjetetit, ndërsa u pikas në vijën e dytë gjatë kontrollit të imtësishëm nga efektivët e policisë kufitare. Mësohet se boçet ishin futur në shishe plastike dhe ishin fshehur brenda benzinës se serbatorit. Pas nxjerrjes së tyre, kanë rezultuar plot 34 bidona me boçe kanabisi, rreth 10 kg në total. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 38-vjeçarin Dorjan Braho, banues në Yzberisht, Tiranë.

DEKLARATA E POLICISË

Policia Kufitare godet një rast të sofistikuar të “Trafikut të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 34 shishe plastike të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë boçe me peshë rreth 10 kg. Arrestohet në flagrancë, poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur kameren fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip “Volkswagen” me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 34 shishe plastike të mbushura me lendë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg.

Shtetasi Dorjan Braho u arrestua në kushtet e flagrancës ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: