Në intervistën pas ndeshjes me Kukësin, ndër të tjera, tekniku Ilir Daja, foli edhe për një lajm që qarkulloi ditën e sotme në media, ku thuhej se raporti i tij me drejtuesit e Skënderbeut nuk ishte më i mirë, dhe se po mendohej një shkarkim i mundshëm i tij.

Edhe presidenti Takaj sqaroi se diçka e tillë nuk qëndron, në një prononcim për “Panorama Sport”, por edhe vetë Daja foli pas ndeshjes. “Klubi ka dalë në një prononcim zyrtar për këtë çështje, por të them të drejtën, nuk ka pasur asgjë të vërtetë rreth kësaj. Dikujt i intereson të krijojë artificialisht tension, dikujt tjetër i duhen disa klikime” – deklaroi Daja. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb