Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, pas përfundimit të ndeshjes finale të Botërorit lundër Francës ka shprehur keqardhjen që ekipi i drejtuar prej tij nuk arriti të fitonte.

Dalic pasi e uroi u shpreh se kundër Francës mund të kishin marrë një rezultat tjetër, por ishin episodet ata që e ndëshkuan.

“Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti. Pavarësisht kësaj humbje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani. Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë. Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti”,– tha i mërzitur Zlatko Daliç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb