Zlatan Ibrahimoviç nuk do të luajë për Suedinë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, sipas trajnerit suedez Janne Andersson. Në një intervistë të dhënë, 55 vjeçari ka bërë të ditur se futbollisti më i mirë në histori të Kombëtarës suedeze nuk është në planet e tij për Botërorin.

‘Ibrahimoviç i ka thënë jo ekipit kombëtar”, ka thënë Andersson.

“Ai nuk do të ishte në ekip pas kampionatit evropian, dhe e respektova vendimin e tij. Nëse e refuzove ekipin, unë nuk mendoj se duhet të kthehesh. Unë respektoj atë që ai tha dhe ata që thanë “po”. Ibrahimovic nuk më ka telefonuar, por ai përfundimisht nuk është përfshirë në planet për Kupën e Botës “, përfundoi trajneri.

Ibrahimovic ka shprehur dëshirën që të rikthehet në ekipin Kombëtar të Suedisë, madje ka deklaruar se e gjitha varet nga dëshira e tij dhe jo nga vendimi i trajnerit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb