Besimtarët ortodoksë në Tiranë, por edhe në mbarë vendin kanë kujtuar sot atë që njihet si e premtja e zezë.

Besimtarët ortodoksë në kryeqytet, por edhe në Korçë e në qytete të tjera, kanë mbajtur shërbesën për Epitafin, ndërsa të dielën do të jetë edhe Pashka Ortodokse.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për News24 kremtimet që po bëjnë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkët Ortodokse.

“Sot mbahet shërbesa dhe dalja e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kanë premtuar ditën e premte, të premten e zezë, kjo ditë simbolizon sakrificën e Krishtit. Kremtimi i Pashkës do të kulmojë të shtunën në mbrëmje, për të marrë qirinjtë.

Qirinjtë më pas merren në shtëpi, që nënkuptojnë ndriçim të shtëpisë. Në festën e Pashkëve në Korçë nuk ka vetëm korçarë, por edhe qytetarë të qyteteve të tjera si dhe të huaj.

Metropoliti i Korçës ka përcjellë mesazhe për mbarësi në jetën e të gjithë qytetarëve”, u shpreh gazetarja Lorena Kodra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb