ELBASAN – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Një 57-vjeçar në fshatin Mollas ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u aksidentua me traktorin e tij.

Teksa drejtonte këtë mjet, pa targa  me karroceri të ngarkuar me dru zjarri,   ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

57-vjeçari B.M. nuk mundi t’i bënte ballë incidentit dhe ka vdekur në vend.

“Në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas, në vendin e quajtur  “Kodra e Madhe” shtetasi B.M., 57 vjeç banues në fshatin Mollas,  duke drejtuar mjetin e tij traktor. Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme vetë drejtuesi i mjetit,” shkruhet në njoftim.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb