Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Rama ripërsërit ftesën nga Sofja për Lulzim Bashën: Pakt për Europën

edi-rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ndodhur në Bullgari sqaroi edhe njëherë ftesën për kryeopozitarin Lulzim Basha teksa pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri që do të zëvendësojë Adriatik Llallën.

Rama sqaron se opozita duhet të pranojë zgjedhjen e kryeprokurorit me shumicë të thjeshtë edhe si “një pakt kombëtar për Europën”

“Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën në funksion të çeles së negociatave të Shqipërisë dhe jo qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të Përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke nisur nga fakti se pavarësisht kemi mundësinë Kushtetuese për një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushte që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe që ajo të përfshihet në procesin e mbështetjes së Shqipërisë në çelejn e negociatave. Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon dhe nga ana tjetër opozita duhet të trajtojë si të tilla dhe të konsiderojë borxhet që ka”,-sqaroi ai.
(m.a/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.