SHKODËR- Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ndërsa objektiv ka qenë një banesë. Burime zyrtare bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Grudë e Re, në njësinë Rrethina.

Të njëjtat burime pohuan se sasia e lëndës plasëse u vu në banesën e Mark Lazer Marku. Raprtohet se nga shpërthimi i sasisë se tritolit është shembur një pjese e banesës. Sakaq, në momentin e shpërthimit brenda banesës ndodheshin 4 persona të familjes Lazri, ndërsa fatmirësisht ata nuk janë lënduar.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, Mark Lazer Marku është shprehur në polici se nuk ka patur konflikt me askënd dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarjeje. Sakaq, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: