Të tjera dëshmi rrëqethëse vijnë nga lufta e Kosovës në 1998, e cila shkaktoi mbi 10 mijë persona të vrarë nga ushtria serbe. Tronditëse është dhe fakti që për këto krime nuk u dënua asnjë serb.

Një ish-ushtar serb ka rrëfyer detaje të pathënë për emisionin ‘Parrotlla’ të Milaim Zekës, që thellojnë më shumë vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës.

Ish-ushtari flet për mizoritë që u kryen gjatë luftës ndaj popullit të Kosovës, ndërsa tregon se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thuhet se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona. Rrëfimi i tij makabër shkon edhe më tej, ndërsa shton se me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar dhe rrugët në Kosovë.

“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thyer me gurë dhe I kanë bërë material për me shtruar rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, pohoi ish-ushtari serb.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: