Turqia mbylli sot kufirin e saj tokësor për ata që vijnë nga veriu i Irakut në momentin ku kurdët e këtij rajoni po votojnë në një referendum pavarësie që ka shkaktuar zemërimin e Ankarasë, sipas medias turke.

Kjo masë, që autoritetet turke nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, prek vetëm të ardhurit nga veriu i Irakut në pikën kufitare Habur në juglindje të Turqisë.

Nga ana tjetër ministri turk i Doganave ka përgënjeshtruar mbylljen e kufirit tokësor për të ardhurit nga veriu i Irakut, njoftoi media turke.

Kurdët e irakut filluan sot të votojnë për pavarësinë e tyre gjatë një referendumi shumë të kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb