Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Shqipërisë.

Në fjalën e tij para Kryeministrisë, ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protesta masivisht, ndërsa ka akuzuar politikën si faktori kryesorë që e ka sjellë vendin në situatën ku ndodhet sot.

Ai i ka bërë thirrje studentëve dhe profesorëve të jenë me të në shesh, ndërsa shtoi se sot prindërit nuk do të votojnë dhe punojnë më kundër të ardhmes së fëmijës së tyre, pasi nuk duan më që shtëpitë, shkollat dhe universitetet të jenë bosh me largimin e rinisë.

“Thirrja për Tiranasit dhe shqiptarët: Dilni në sheshine lirisë e mos të turpërojmë mundin gjakun dhe historinë. Dilni në shesh sepse kjo nuk është protestë e partive që dolën nga mita e përgjakur e Partisë së Punës, por është protestë e shqiptarëve dhe të gjithë atyre zemra e të cilëve rreh për Shqipërinë.
Prostitucioni politik shqiptar e solli vendin në këtë gjendje. Kjo protestë do të çmontojë korrupsionin pasi do të shpallë të korruptuarit tradhtarë kombëtar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb