TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në Spitalin Ushtarak, vizitoi punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme.

Ministri Xhafaj u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë.

Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: