ITALI– Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në sheshin e një province në qytetin e Fronsinones, ku një 20 vjeçar italian u masakrua për vdekje nga disa shtetas italianë dhe shqiptarë. Sipas ‘tgcom24’ një kamera sigurie e vendosur në sheshin Alatri ka filmuar gjithë skenën e ngjarjes.

Falë këtyre filmimeve është arritur të identifikohet grupi që rrahu me sende të forta për vdekje Emanuele Morganti, pas një sherri në një pub si dhe të arrestohen 9 të dyshuar, mes të cilëve 6 italianë dhe 3 shqiptarë. Gjithashtu nga këqyrja e filmimeve policia ka mundur të ndërtojë dhe dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë kryetari i komunës së Alatri, Giuseppe Morini ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të cilët kanë informacion të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sipas raportimeve të autoriteteve italiane, ishin plot 20 vetë që rrahën brutalisht Emanuelen në dalje të klubit të natës, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Dhe i gjithë sherri nisi për një ngacmim që një prej shqiptarëve i bëri një vajze, e cila rezultoi të ishte e dashura e 20-vjeçarit.
Screenshot
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb