Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vasili sulmon Ramën për taksën e biznesit të vogël: Shkollëpaku është mik i oligarkëve

auto_petrit_vasili1502718361

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e taksës së biznesit të vogël. Me anë të një statusi në “Facebook” ai shkruan se kreu i qeverisë është mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

“Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël,” shkruan më tej Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministri mik i oligarkëve dhe armik i bizneseve të mbijetesës.

Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç’thoshte:

“Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen. Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë”

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç’thotë:

“Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë”.
Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.
Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël.

 (e.f/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .