TIRANË- Dje në Kuvend kryeministri Edi Rama pati mbështetjen e të gjithë aleatëve për të kaluar ligjin për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të njohur ndryshe si Vettingu. Ndërsa sot ai ka zgjedhur të drekojë me aleatin e tij kryesor, Ilir Metën për rreth një orë në një lokal në zemër të Tiranës.

Edhe pse dje kryeministri Rama në komunikimin live me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tha se do diskutojë me Metën për 4-vjeçarin e ardhshëm të koalicionit, Meta në përfundim të drekës u shpreh se vazhdimësia e koalicionit nuk ka pse diskutohet. “Koalicioni është në vazhdimësi dhe nuk ka çfarë të diskutohet”.

Meta shtoi se kanë diskutuar për stadiumin e ri në Shkodër, ndërsa uroi që kombëtarja të fitojë ndeshjen ndaj Markout. “Jemi takuar për inaugurimin e stadiumit të Shkodrës dhe për ndeshjen me Marokun. Uroj të fitojë Kombëtarja”, tha Meta.

Takimi mes tyre vjen pas një pauze, duke pasur parasysh se më herët ata takoheshin çdo të mërkurë bashkë me krerët e grupeve parlamentare.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: