TIRANË- Në vendimet e fundit të qeverisë të marra në mbledhjen e 12 janarit, është vendosur edhe një fond për shkrimtarin e studiuesin e njohur Moikom Zeqo si dhe për mundësin Leonard Frrokaj, djalin e deputetit demokrat të Lezhës, Andon Frrokaj.

Shkrimtari Zeqo vuan prej kohësh nga një sëmundje e rëndë kronike për të cilën ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm. Sipas vendimi të qeverisë, bëhet fjalë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të tij.

“Vendim nr. 19, datë 12.1.2018, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Moikom Zeqo”, thuhet në vendim.

E njëjta gjë është vendosur edhe për mundësin Leonardo Frrokaj, i cili në nëntor të vitit të kaluar pësoi një dëmtim të rëndë në Kampionatin Ballkanik të të rinjve U-17 i cili po zhvillohej në Slloveni. Mundësi shqiptar, kampion i vendit që garonte në peshën 63 kg, ka humbur ndjenjat gjatë garës, pasi ka dëmtuar dy vertebra të shtyllës kurrizore. Gjendja e 17-vjeçarit ende nuk është e mirë.

Qeveria ka vendosur të mbulojë një pjesë të shpenzimeve të mjekimit.
“Vendim nr. 20, datë 12.1.2018, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Leonardo Frrokaj”, thuhet në vendim.

fletorja zyrtare
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: