Tashmë futbolli italian ka një “armik” të deklaruar, ai është Xhiampiero Ventura dhe kjo vjen pas dështimit të Kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusi 2018.

Acarimi i tifozëve italianë me Venturën kaloi limitet kur trajneri preferoi që të mos jepte dorëheqjen, sepse e dinte që më pas asnjë klub elitar nuk do të merrte përsipër emërimin e tij si trajner. Kështu që, ai vendosi që t’i linte përgjegjësinë Federatës për ta larguar nga puna, në mënyrë që të përfitonte deri në fund rrogën që i mbetej teknikut të përfaqësueses.

Tashmë pas shkarkimit të tij, Federata Italiane është e detyruar që t’i paguajë pjesën e mbetur të rrogës Venturës, një çek prej 866 mijë eurosh. Venturës këto do t’i paguhen çdo muaj, pasi deri në 30 qershor ai do të cilësohet përsëri si i punësuar nga Federata Italiane.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb