TIRANE- Euralius ka mirëpritur dhe përshendetur miratimin e ligjit të ‘Vettingut’, i cili u miratua dje me 88 vota ‘Pro’ nga maxhoranca.

Pas miratimit të ligjit të vetingut nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, Euralius, sqaron edhe hapat e mëtejshëm të këtij ligji. Misioni i BE­-së ka theksuar se me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së
Përgjithshme. Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale). Ky ligj hap rrugen drejt rritjes së besimit të qytetarëve në
drejtësi”, thuhet në deklaratën e Euralius.

Diten e djeshme për gati dy orë në seancë plenare u diskutua rreth këtij procesi e më pas u miratua, pa praninë e opozitës, ligjin për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Po dje, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë me anë të një mesazhi uroi të gjithë ata deputetë që votuan pro miratimit të ligjit për ‘Vettingun’, pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb