SHKODER- Nga qyteti i Shkodrës, kryeprokurori Adriatik Llalla teksa foli për reformën në drejtësi, theksoi se procesi i vettingut pritet të fillojë së shpejti me përzgjedhjen e strukturës së posaçme.

Ndër të tjera Llalla tha se në drejtësi ka mjaft risi të reja dhe për prokurorinë, duke shtuar se ky proces nuk mund të përdoret nga askush për të imponuar prokurorët në vendimmarrje.

“Procesi i vettingut nuk mund të përdoret nga askush për t’i imponuar prokuroreve në vendimmarrjet e tyre. Të gjithë prokuroret duhet të vënë në dijeni prokurorin e Përgjithshëm mbi rastet e procedimeve penale në këtë periudhë.”, tha Llalla. Po ashtu, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme tha se zbulimi i rasteve të narkotrafikut është ende i ulët, ndërsa sipas tij ka dhe raste të shpërdorimit të detyrës.

“Ajo që fshihet lidhur me volumin e punës dhe ngarkesën e veprave penale, me shumë raste janë rastet e kultivimit të bimëve narkotike. Zbulimi i rasteve është i ulët. Ka raste të shpërdorimit të detyrës. Punonjës shtetëror abuzojnë me detyrën”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb