SHBA – Donald Trump është personi më i folur i ditëve të fundit. Pasi u zgjodh presidenti i 45-të i SHBA-ve, të gjithë mediat flasim për jetën e manjatit nga New York-u.

Donald Trump ka pasur disa dalje përpara kamerave. Nuk bëhet fjalë për ndonjë fushatë politike, por për shumë vite përpara, ku ai është shfaqur në filma dhe seriale të ndryshme.

Trump ka luajtur rolin e një djali të pasur që zotëronte hotel Plaza-n në New York, i cili ndihmoi vogëlushin Kevin të gjente pemën e Vitit të Ri tek filmin ”I vetëm në shtëpi 2” shkruan mirror.uc.

Filmi u realizua në vitin 1992 dhe manjati Trump ishte vërtetë pronari i atij hoteli. Gjithashtu Trump është shfaqur dhe në filmin “Seksi dhe qyteti”, përkrahë Samantës së famshme.

Tjetër dalje e tij ka qenë dhe në serialin amerikan, “Willi, princi i Bell Air.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb