Pep Guardiola është përfshirë në përleshje me trajnerin e Wigan Athletic, Paul Cook. Tekniku spanjoll i Cityt është kacafytur në tunelin e stadiumit me homologun e tij, në fundin e pjesës së parë të takimit Wigan – Man City.

Skuadra e Guardiolas pësoi humbje me rezultat minimal, për t’u eliminuar nga rundi i pestë i FA Cup. Shkak i kësaj përleshje ishte kartoni i kuq i marrë në pjesën e parë nga futbollisti i Cityt, Fabian Delph. Mbetet të shihet nëse ndonjëri nga trajnerët do të ndëshkohet për këtë veprim.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb