Një qytetar ka marrë një gjobë për mosvendosje rripi sigurimi, por ai ka reaguar menjëherë për këtë gjë, duke pretenduar se qëndrimet e policit nuk ishin të njëjta me drejtues të ndryshëm mjetesh.

Shkak për këtë gjë sipas tij, është bërë fakti se në momentin kur atij i është vendosur gjoba, aty ka kaluar një makinë luksoze tip “Range”, shoferi i së cilës nuk kishte vendosur rrip. Qytetari shprehet se polici nuk e ndaloi.

Për këtë ai ka patur edhe një debat me tone të larta me policin ku e pyet se përse gjobiti vetëm atë dhe jo makinën luksoze, ndërsa polici përgjigjet se shoferi e kishte vënë rripin, shkruan JOQ.


20170319-185031 by revistaime

DEBATI
Qytetari: Kaloi një me “Range” pa rrip, apo është “Range” ai. E kam këtu unë (rripin)
Polici: Po mbaje o burr.
Qytetari: Apo janë të ndara, ata që janë me makina të mira nuk marrin gjobë.
Polici: Ishte me rrip ai.
Qytetari: Unë e kam të filmuar.
Polici: Atë që e konstatoj pa rrip, e gjobis.
Qytetari: Unë ty do të çoj në gjyq, sepse ti makinat e thjeshta i ndalon, dhe makinat që janë të mira nuk i ndalon. Unë ty do të çoj në gjyq. Mbaje mend ça kam për të bo. Të betohem për kokën e çunave. Kam dëshmitarë, kam video.
Polici: Një njeri që nuk ka bërë shkelje nuk e ndaloj.
Qytetari: Mos më prek me dorë.
Polici: Unë një mjet që është pa shkelje nuk e ndaloj. Range ishte me rrip.
Qytetari: Ishte pa rrip kam dëshmitarë.
Polici: Po ti mbaji dëshmitarët dhe videon, ça të them unë ty.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: