I gjithë qyteti i Napolit është përfshirë nga festa, pasi mundën Juventusin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme në Serie A.

Qielli napoletan u ndriçua nga fishekzjarrët, si të ishte Viti i Ri. Kjo pasi skuadra axurre i afrohet me 1 pikë Juventusit kryesues.

Skuadra kampione e Serisë A do të vendoset në 4 javët e mbetura të kampionatit. Përballje tepër delikate për Juventusin e Alegrit. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin me 1 pikë më shumë se Napoli, mirëpo i presin 2 ndeshje tepër të vështira.

Javën e ardhshme, bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt Milanos për tu ndeshur me Interin, ndërsa në Javën e parafundit do të luajnë po në transfertë ndaj Romës. Në këto 2 sfida do të vendoset edhe fati i kampionatit.

Napoli duket se do ta ketë më të lehtë në 4 ndeshjet e mbetura, ku do të ketë kundërshtarë pa objektiva, gjithsesi vlerësimi do të jetë maksimal. Ndeshjen e radhës, skuadra e Sarrit do e luajë përsëri në transfertë ndaj Fiorentinës.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: