SHKODER-Një aksident me një të plagosur është regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Urën e Dajçit. “BalkanWeb” mëson se një furgon është përplasur me një motoçikletë, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Fill pas aksidentit i plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve.

“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si motoçikleta është përtokë, ndërsa në anë të rrugës furgoni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: