Kristal Abazaj shënoi një gol prej “kristali”, në sfidën e sotme ndaj Partizanit. Sulmuesi i Luftëtarit mori topin që nga gjysmëfusha e tij, dhe vrapoi për më shumë se 70 metra, për të shënuar në fund ndaj portierit Hoxha.

Por, goli i Kristalit, ka një ngjashmëri të frikshme, me atë që Topi I Artë, Xhorxh Ueah I Milanit, ka shënuar në vitin 1996, ndaj Veronës. Edhe afrikani, mori topin që nga zona e Milanit, dhe vrapoi të gjithë fushën, për të shënuar pas një sprinti të gjatë./PanoramaSport

Goli i Abazajt

Goli i Xhorxh Ueah

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb