Teksa bëhet gati për ndeshjen me Apoel-n në Champisons League, një episod i çuditshëm i ka ndodhur yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo në Qipro.

Portugezi e ka parë veten në një moment të sikletshëm pasi zbriti nga autobusi, duke ditur që ka tifozë në mbarë botën dhe të shumtë janë ata që bëjnë gjëra të çmendura vetëm për të bërë foto me të.

Një tifoz i maskuar si gazetar në Qipro donte me patjetër një foto me sulmuesin gjatë arritjes së ekipit të Realit në hotel.

Në momentin kur Ronaldo zbriti nga autobusi, ai u nis me shpejtësi drejt portugezit për të bërë foto. Sigurimi reagoi dhe e largoi menjëherë.

Apoel-Real Madrid është ndeshja e pestë për Grupin H.

https://www.youtube.com/watch?v=PXQGnme2-aY

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb