VLORË- Një 39-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga, pasi lëvizte i armatosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Mandi Begaj, u kap nga shërbimet e policisë gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, duke mbajtur në përdorim një armë zjarri pistoletë pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në DVP.Vlorë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: