LEZHE- Detaje të reja mësohen pas finalizimit të operacionit të koduar “Deltar” sot nga policia e Lezhës.

Blutë e këtij qyteti arrestuan në flagrancë Besim Gashin, 47 vjeç dhe Sami Vatijan 41 vjeç, të dy banues në Kosovë, ndërsa dyshohet se ata kishin rolin e transportuesve të drogës, që paketohej në një servis në Lezhë.

Policia i ndaloi sot në Kryqëzim të Rriles teksa drejtonin mjetin Volksëagen kamionçinë, në brendësi të të cilit kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Policia thotë se po punon për të të verifikuar pasuritë e e tyre, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj. Mbi ta rëndon akuza për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Po në kuadër të këtij operacioni policia e Lezhës evidentoi edhe trurin e trafikut, Ilir Markvukaj , 41 vjeç, banues në Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: