TIRANE– Një ditë pas skandalit në një shkollë fillore në kryeqytet, emisioni “Stop” në “TV Klan” vazhdon të publikojë raste të dhunës në shkollat tona. Ditën e sotme, janë publikuar video të tjera.

Njëra tregon dy nxënës që rrihen dhunshëm mes njëri¬-tjetrit brenda në klasë, ndërsa tjetra tregon se si një mësuese kërkon të nxjerrë jashtë klase një nxënës dhe e qëllon atë në fytyrë. Ky i fundit e godet mësuesen në formë reagimi.

Ditën e djeshme një mësuese dhunonte psikologjikisht nxënësit e klasës së parë në shkollën “Skënder Luarasi” në Tiranë. Mësuesja Fatime Vata u shoqërua në komisariat gjatë ditës së sotme. “Hiqe atë qese moj idiote”, “Një rrokje ka moj t’u thaftë goja”, “S’të lë llapa ty” ishin disa nga fjalët e mësueses që u shoqërua.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: